Nuk dihet se ku do të luajë vitin tjetër. Do të pranojë të jetë një lojtar I kategorisë së dytë dhe besnik i fanellës, apo do të tentojë sërish La Ligën?
Kjo është pyetja që bëhet për Vedat Muriqin, pasi Majorka u rrëzua nga elita e futbollit spanjoll, edhe pse fitoi thellë ndaj Oviedos.
Në javën e fundit të kampionatit, të kuqtë ia dolën 3-0, por kombinimi I rezultateve bëri që ata ta përfundonin sezonin në vendin e tretë nga fundi, pra të bien në Ligën Segunda.
Pablo Torre, Morianes dhe vetë Muriqi shënuan golat në një fitore të merituar, por që për fat të keq doli pa vlerë dhe Majorka ra nga kategoria pas 5 vitesh.
Sulmuesi I Kosovës ishte më I miri I të vetëve këtë edicion, me 23 gola, e duke fituar Këpucën e Argjendë në La Liga, vetëm dy gola prapa yllit të Realit, Kilian Mbape.
Kontrasti nuk kishte si bëhej më I fuqishëm.
Pikërisht në vitin e tij më të mirë në karrierë, dhe në arritjen më të madhe të një sulmuesi shqiptar në 5 ligat kryesore të Europës, ylli “dardan” provon një dështim kolektiv.
Gjithsesi, “Pirati” mund të ndihet I kënaqur, pse jo edhe I lumtur.
Karriera vazhdon dhe ai në moshën 32-vjeçare I provoi vetes dhe gjithë të tjerëve se çfarë është në gjendje që të bëjë. Në La Ligë apo në kategorinë e dytë, ai do të mbetet gjithmonë një “Bomber”.


