Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kanë treguar mbështetje të palëkunndër për Ukrainën, gjatë një vizitë të Biden në Kanada disa ditë pasi udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë mbajtën një samit në Moskë.
Reuters raporton se Biden dhe Trudeau duke qëndruar krah për krah në Otava të premten njoftuan nënëshkrimin e marrëveshjeve, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe migrimin. Presidenti kinez, Xi Jinping dhe presidenti rus, Vladimir Putin , shpallën miqësinë e tyre pa kufij dhe u zotuan për lidhje më të ngushta ndërsa Rusia lufton në luftën e saj kundër Ukrainës.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me Trudeau, Biden vuri në pikëpyetje nivelin e bashkëpunimit të Kinës dhe Rusisë, duke vënë në dukje se Kina nuk i ka ofruar armë Rusisë për përdorim kundër Ukrainës.
Biden tha se SHBA kishte zgjeruar aleancat duke përfshirë NATO-n, G7, Korenë e Jugut dhe kombet Quad të SHBA-së, Australisë, Indisë dhe Japonisë. Duke iu drejtuar parlamentit të Kanadasë, Biden tha se, si anëtarë të NATO-s, të dy vendet do të “mbronin çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
Trudeau tha në konferencën për shtyp se Ukraina ishte një çështje kryesore.
“Sot ne riafirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas, ndërsa ata mbrojnë veten kundër pushtimit brutal dhe barbar të Putinit,” theksuan ata.
/abcnews.al