“Braktisi” Berishën, Agron Duka tregon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

schedule21:44 - 24 Mars, 2023

schedule 21:44 - 24 Mars, 2023

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit me logon e forcës politike që kryeson dhe jo në koalicion. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Abc News me Arian Çanin, Duka tregoi edhe arsyet e këtij vendimi.

“Nëse hyn në një koalicion humbet sigla jote dhe nuk mund të konkurrosh në listën tënde të këshilltarëve. Duke qenë se partia nuk ka konkurruar asnjëherë që nga 2015 sepse dihen arsyet. Njëherë ishte marrëveshja Basha-Rama, njëherë nuk hymë në zgjedhjet vendore.

Kështu që nëse do të pranonim një aleancë qoftë me Berishën apo me të tjerë nuk do të mund të hynim nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste. Këto beteja elektorale në një farë mënyre i japin shumë ndihmë një partie të dimensioneve tona. Ne kemi pasur një garë në Ersekë para disa vitesh dhe ka qenë më mirë strukturat e partisë.

Më pas duke mos marrë pjesë në asnjë garë elektorale, u tkurrëm. Sot, nëpërmjet kandidimit me këshilltarë në të gjithë bashkitë e Shqipërisë, ne po rifreskojmë strukturat dhe po ngremë të reja. Kjo është arsyeja pse kemi dalë vetëm. Nuk jemi kundër askujt. PD ka problemet e veta por jo me ne.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!