Raportet e fundit flasin për një rikthim të Lionel Messit në Camp Nou.
Kun Aguero tha në deklaratat e tij se e konsideron shumë të mundshme që argjentinasi të rikthehet.
Presidenti i skuadrës katalanas, Joan Laporta, në deklaratat e tij ka theksuar edhe një herë se Messi do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Barcelonë, duke nxitur më shumë thashethemet që qarkullojnë orët e fundit.
“Messi e di se dyert e Barcelonës do të jenë gjithmonë të hapura. Do ta shohim. Më duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Messit me ekipin”. /G.D abcnews.al
?? Joan Laporta to @tjuanmarti: “Messi knows that Barça’s doors are open. We’ll see. I have to find a way to improve the current relationship between Messi and Barça.” pic.twitter.com/CKkhEvaVs0
— Managing Barça (@ManagingBarca) March 24, 2023