Në Durrës janë liruar rreth 2000 m2plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme dhe janë proceduar 12 pronarë subjektesh, nga këta 6 në Durrës e 6 në Vlorë. Ata akuzohen për veprat penale “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”. Kështu policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike, duke vënë në dispozicion të pushuesve rreth 2000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Në Vlorë në vijim të kontrolleve të subjekteve tregtare të cilat kanë zaptuar plazhet publike bregdetare në mënyrë të paligjshme, Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë./ABC News Albania 24/7
“Plazh i lirë” lirohen dy mijë metra katror në Durrës, 12 pronarë në hetim
schedule10:00 - 7 Gusht, 2019
schedule 10:00 - 7 Gusht, 2019