Pas një viti e gjysmë vuajtje me fanellën e “katalanasve” të Barcelona-s, tashmë duket se Memphid Depay e ka “rilinduar” tek Atletico Madrid, teksa ka arritur të shënojë plot 3 herë në vetëm 5 ndeshje të La Liga-s.
Kryesore për rikthimin në formë, sipas Depays është pikërisht puna e teknikut Diego Simeone, i cili i ka besuar “tulipanit” që në minutën e parë që ka mbërritur në “Ëanda Metropolitano”.
“Simeone më dha shumë energji që në momentin e parë që mbërrita. Ai donte të shihte përsëri Memphisin e Lyon, duke e shtyrë skuadrën si kapiten, por edhe të përfshirë në arritjet e ekipit, ai me tha shko dhe sille atë Memphisin, dua ta shoh”,- është shprehur në fjalët e tij, “tulipani” i Atletico Madrid. /i.m /abcnews.al