Sheiku Jassim, ka plane masive për të rinovuar Man United nëse ai është në gjendje ta blejë klubin plotësisht.
Ai thuhet se po përgatit një ofertë prej 5.5 miliardë paund për një blerje të plotë përpara afatit të fundit të kësaj të mërkure në orën 21:00.
Tani, The Telegraph raporton saktësisht se cilat janë planet e tij me kusht që ai të jetë pronari i ri i United.
Sheiku besohet të jetë i prirur për të investuar fonde të mëdha në një stadium të ri dhe terren stërvitor, të dyja në të njëjtin nivel me standardet dhe pajisjet më të fundit.
Ai është gjithashtu i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha për të përmirësuar ekipet e meshkujve dhe femrave.
Sheiku Jassim gjithashtu dëshiron të investojë shumë në ekipet e të rinjve, që do të thotë se angazhimi i tij financiar total mund të rritet deri në 7 miliardë paund.
Ai është gjithashtu i hapur për të hequr qafe borxhin masiv neto që ka klubi. /G.D abcnews.al/
Burimi: Telegrafi