Në një javë në Tiranë, 17 shoferë në pranga

schedule11:45 - 6 Gusht, 2019

schedule 11:45 - 6 Gusht, 2019

17 drejtues automjetesh kanë rënë në prangat e Policisë Rrugore në Tiranë vetëm në një javë. Shtatë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje te dehur, tetë nuk ishin të pajisur me leje drejtimi dhe dy drejtues mjeti janë vënë në pranga për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Shifrat i ka bërë të ditura Policia e Shtetit e cila thotë gjithashtu se 117 drejtuesve automjetesh u ka pezulluar lejet e drejtimit. 33 prej tyre drejtonin makinën nen efektin e alkoolit,  39 kishin tejkaluar normat e shpejtësisë dhe 45 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Rrugoret e kryeqytetit gjithashtu kanë proceduar  administrativisht 56 drejtues mjetesh për xhamat e errët të makinave, 17 për pjesëmarrje në gara shpejtësie dhe 425 për përdorim të telefonin gjatë drejtimit të automjetit./ABC News Albania 24/7