Në krah të Uzunit, gjatë konferencës për mediat të kombëtares shqiptare në prag të sfidës ndaj Polonisë për kualifikueset e Euro 2024, mesfushori Anis Mehmeti ka folur gjithashtu për shtypin.
Mesfushori i Bristol City në Angli, do të bëjë debutimin e tij me Shqipërinë dhe në prag të kësaj sfide ai ka shprehur emocionet.
“Jam i lumtur që më kanë thirrur në Kombëtaren kuqezi. Unë jam gati, luaj edhe në rolin e sulmuesit të majtë, jam i gatshëm për gjithçka.
Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar, janë gjithë ata lojtarë që luajnë për kampionate shumë të forta. Çdo lojtar dëshiron që të luajë për Kombëtaren dhe tani jam këtu. Është ëndërr për mua dhe familjen time që të vesh fanellën kuqezi, trajneri Silvinho më ka thënë që duhet të veproj këtu njësoj si në Angli.
Unë jam gati për të luajtur. Ne përqendrohemi se çfarë do të bëjmë ne në fushë dhe jo te kundërshtari, do bëjmë lojën tonë. Championship është nivel i fortë”, deklaroi Mehmeti./ h.ll/abcnews.al