Conte është shumë pranë largimit nga Tottenham për shkak të rezultateve, por edhe prej fjalëve të tij të rënda ndaj klubit dhe lojtarëve në fundjavë.
Kështu, Tottenham është duke zgjeruar listën për kandidatët e mundshëm që priten të zëvendësojnë teknikun italian këtë verë.
Sipas “The Telegraph”, Mauricio Pochettino, Thomas Tuchel dhe Luis Enrique janë trajnerët që klubi anglez ka shfaqur interes, por vetëm njëri prej tyre do të ulet në stolin e klubit.
Nëse Conte shkarkohet në ditët në vijim, Ryan Mason do të marrë timonin e skuadrës deri në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al