Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anglia pa “luftë civile”/ Lajmet nga “Tre Luanët” janë që s’ka konflikt brenda ekipit

schedule12:46 - 13 Korrik, 2026

schedule 12:46 - 13 Korrik, 2026

Qetësia duket e plotë, por është në prag të furtunës. Anglia përgatitet për gjysmëfinalen tepër të rëndësishmë ndaj Argjentinës këtë të mërkurë, e katërta herë në historinë e saj në kupat e botës, dhe frika ka qenë e madhe këto ditë për një përçarje.

Jo pa arsye.

Pas fitores së vështirë dhe me një dozë fati ndaj Norvegjisë, trajneri Tuchel kritikoi yjet e tij duke thënë pikërisht se patën fat. Kjo nuk u prit mirë nga ylli i momentit, Xhud Belingham, njeriu që shënoi të dy golat ndaj “vikingëve”.



Mesfushori I Realit të Madridit, iu përgjigj në distancë trajnerit duke e ngacmuar se “ai siç duhet nuk e di se çfarë janë këto ndeshje”, pra sesa e vështirë është Norvegjia. Gjithsesi, tabloidja “Deili Meil” qetëson tifozët anglezë duke informuar se sipas burimeve të brendshme në kombëtare, nuk ka asnjë problem mes teknikut gjerman dhe futbollistit.

Theksohet se ata kurrë nuk kanë qenë miq, por kjo nuk ka rëndësi sepse janë të bashkuar për qëllimin e madh, atë të fitores së Kupës së Botës. Nga ana tjetër, e përditshmja spanjolle “Marka” shkruan se pikërisht Belingham po realizon edhe një hakmarrje jo edhe aq të vogël në këtë turne.

Shënuesi i gjashtë golave, po aq sa kapiteni Harri Kejn, ishte njëri nga ata që u linçuan përpara Botërorit, kur disa media në Angli shkruajtën se ai nuk duhej të grumbullohej, për shkak se prishte harmoninë e grupit. Xhud Belingham e ka dhënë tashmë përgjigjen e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!