“Orfeu zbret në ferr”, aktorët ndajnë detaje nga shfaqja me regjisoren polake që zgjodhi Shqipërinë

schedule11:00 - 22 Mars, 2023

schedule 11:00 - 22 Mars, 2023

“Orfeu zbret në ferr” është shfaqja më e fundit që do të vendoset në Teatrin Kombëtar. Dy aktorët e njohur, Dritan Boriçi dhe Besmir Bitraku ndan detaje rreth saj në “ABC e Mëngjesit”.

Ata treguar se regjisorja vjen nga Londra dhe ka një formim që lidhet me Teatrin Britanik. Sakaq, zbuluan edhe disa informacione të vogla që lidhen me subjektin.

“Regjisorja është një vajzë polake që jeton dhe punon në Londër. Konsiderohet si pjesë e Teatrit Britanik dhe aty është formuar. Sa ka ardhur këtu, është vajza më e lumtur se ka parë diellin dhe është shumë e lumtur. Këtë e ka trasmentuar edhe te ne. Ne kemi një muaj që merremi me këtë shfaqje”, tha Bitraku.

Subjekti jepet më shumë nëpërmjet lëvizjeve të aktorëve, është një teatër fizik. Unë në përgjithësi nuk dua ta tregoj subjektin, as librat. Sigurisht që ka një histori, Orfeu dhe Euridika, ku Orfeu zbret në ferr për të marr Euridikën e vdekur dhe për ta rikthyer atë. Sigurisht, që subjekti është. Trajtimi teatror, është krejt tjetër nga realizmi, nuk është një teatër realist. Pra, pak a shumë ky është subjekti, i trajtuar në mënyrë shumë më bashkëshkore. Mirëpo, ajo që do të presi të shohi spektatori është të shohi një interpretim ndryshe nga trupa e Teatrit Kombëtar”, u shpreh Boriçi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!