Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit të Kukësit. Kapaciteti i impiantit të ri arrin 8 mijë vende dhe kap vlerën e 4 mln eurove ndërkohë që punimet do të përfundojnë pas 15 muajve.
Këtë të hënë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit të Kukësit, “Zeqir Ymeri”. Impianti ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe kostoja e ndërtimit kap vlerën e 4 mln eurove. Punimet do të përfundojnë pas 15 muajve ndërkohë që skuadra do ti luajë ndeshjet në një tjetër stadium.
Kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici i cili njëkohësisht është edhe presidenti i skuadrës tha se stadiumi përmbush standartet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve në turet evropiane.
Projekti financohet nga qeveria shqiptare dhe federate shqiptare e futbollit./ABC News Albania 24/7