Thuhet se Liverpool po mendon një lëvizje befasuese për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic Savic në merkaton e verës.
Jurgen Klopp është i etur për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit të ardhshëm pas këtij të fundit zhgënjyes, i cili ka lënë klubin të luftojë për një vend të katërt dhe jo për titull. Liverpooli ka treguar interes të madh edhe për Jude Bellingham nga Dortmund, po ka gjithnjë e më pak gjasa që ta transferojë anglezin prej tarifës së kartonit të tij.
Ata tani mund ta kthejnë vëmendjen e tyre diku tjetër dhe një alternativë e mundshme është Milinkovic Savic, sipas gazetës italiane “Calciomercato”. Serbi po i afrohet fundit të sezonit të tij të tetë te Lazio, por ende nuk është vënë në letër një kontratë e re, ku kjo aktualja skadon në vitin e ardhshëm.
Kuptohet se ai heziton të largohet nga Serie A me parametra zero në vitin 2024 dhe kështu nëse nuk rinovon, Lazio do të detyrohet të ulë vlerën e kartonit të tij për ta shitur e për të fituar disa para. Vlera që Lazio i ka vendosur kartonit të mesfushorit serb është 50 milionë euro./ h.ll/abcnews.al

