Ministri i Jashtëm i Tajvanit të martën kritikoi përpjekjet e Kinës për t’u hequr si një paqebërës në konfliktin e Ukrainës, ndërsa vetë Kina po “kërcënon me luftë” kundër ishullit të vetëqeverisur.
“Partia Komuniste e Kinës po kërcënon me luftë kundër ajvanit dhe të tjerëve, por dëshiron t’i propozojë një plan paqeje për Rusisë, e cila nisi luftën kundër Ukrainës,” tha Ministri i Jashtëm Joseph Ëu në llogarinë e Ministrisë së Jashtme Tajvaneze në Tëitter.
“Ne nuk jemi idiotë. Dëshironi paqe? Të dy autokratët duhet të ndalojnë menjëherë kërcënimet, agresionin dhe ekspansionizmin e tyre.”
Referenca e dukshme e Ëu për liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin vjen ndërsa Xi bën një udhëtim tre-ditor në Moskë, i cili është cilësuar nga Pekini si “një udhëtim paqeje “.
Putin tha të hënën se Rusia është e gatshme të studiojë propozimin e Kinës për zgjidhjen e situatës në Ukrainë, por udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur skepticizëm për rolin e Pekinit si ndërmjetësues i paqes.
Pretendimi i Pekinit për neutralitet është minuar rëndë nga refuzimi i tij për të pranuar natyrën e konfliktit, ai deri më tani ka shmangur ta quajë atë një “pushtim”.
Ndërkohë Partia Komuniste në pushtet e Kinës nuk e ka kontrolluar kurrë Tajvanin, por pretendon se demokracia e ishullit të vetëqeverisur është e saj dhe ka refuzuar vazhdimisht të përjashtojë mundësinë e marrjes me forcë.
Kina gjithashtu ka ushtruar gjithnjë e më shumë presion ushtarak mbi Tajvanin duke dërguar rregullisht avionë dhe anije detare përgjatë vijës mesatare të ngushticës së Tajvanit.
/abcnews.al