Ndeshja midis Interit dhe Juventusit pati shumë polemika pasi goli i vetëm i shënuar nga Kostic, ngjalli debat. Aksioni i nisur nga Rabiot dhe Vlahovic, pa që të dy lojtarët e Juves e prekën topin me dorë. VAR ndërhyri, por fjalët e tyre ishin se “nuk ka pamje të qartë”. Inzaghi, pas përfundimit të ndeshjes, u shpreh i irrituar dhe tha se nuk ka respekt për ta.
Gjithsesi, ish-arbitri Graziano Cesari, ka treguar imazhe duke thënë se prekje me dorë ka pasur nga të dy lojtarët e Juventusit në momentin e ndërtimit të aksionit që përfundoi në gol.
“Ka prekje me pjesën e krahut të brendshëm nga Vlahovic dhe topi rrotullohet në krahë tjetër. Prekja e me dorë bën që topi të marrë trajektore tjetër. Më pas edhe Rabiot pati një fërkim me krahun e tij të hapur, gjë për të cilën sigurisht që duheshin marrë masa. Pse thuhet që nuk ka imazhe? Ja ku janë pamjet e prekjeve me dorë”, përfundoi dhe shpjegoi Graziano Cesari për “Pressing”./ h.ll/abcnews.al
Cioè non solo è mano di Rabiot, ma è anche mano ancora più netta di Vlahovic due secondi dopo. Incredibile. #interjuventus pic.twitter.com/psmXQUDacR
— Lorenzo Tanara (@TheOlympicWhite) March 20, 2023