Presidenti rus Vladimir Putin do të diskutojë paqen në Ukrainë me presidentin kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Moskë, sipas një deklarate të Kremlinit.
“Në një mënyrë apo tjetër, një ndër temat që do të diskutohen do të jetë plani i paqes nga Kina natyrisht,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Putin dhe Xi pritet të mbajnë një takim “joformal por shumë të rëndësishëm” të hënën pasdite, sipas Peskov.
“Krerët e shteteve do të diskutojnë çështjet më të rëndësishme sipas gjykimit të tyre,” shtoi ai.
Xi pritet të takohet me Putinin pas orës 16:30 me orën lokale.
/abcnews.al