Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lushnje, 6 të plagosur në aksident

schedule21:12 - 4 Gusht, 2019

schedule 21:12 - 4 Gusht, 2019

Një  aksident  me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur para pak minutash në Lushnje. Sipas të dhënave zyrtare të policisë mësohet se tek “Rotondo e Karbunarës” dy automjete tip Benz dhe Fiat janë përplasur për shkaqe ende të paqarta. Të plagosurit  aktualisht po trajtohen me ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes.

Informacion paraprak i policisë

Sot rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”, Lushnje,  automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.Ç, 42 vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.K . Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz” , shtetasit S.Ç, 73 vjeç; M.Ç, 50 vjeçe, E.Ç, 13 vjeç dhe L.Ç, 73 vjeçe si edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” bashkë me pasagjerin, shtetasin I.K, 51 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!