Tërmeti 6 ballësh trondit Japoninë

schedule17:00 - 4 Gusht, 2019

schedule 17:00 - 4 Gusht, 2019

Një tërmet 6-ballësh ka tronditur Japoninë. Lëkundja ka prekur në veçanti prefekturën e Fukushimës, ku 9 vjet më parë ndodhi katastrofa e rëndë bërthamore, por është ndjerë edhe në kryeqytetin Tokio.

Një tërmet 6.2 ballë ka tronditur rajonin e Fukushimës në Japoni dhe është ndjerë deri në kryeqytetin Tokio, që ndodhet rreth 250 kilometra larg. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në brigjet e prefekturës së Fukushimës dhe në një thellësi prej 50 kilometrash, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike Japoneze. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për viktima apo dëme dhe nuk është shpallur as alarmi për rrezik tsunami.

Televizioni publik NHK raportoi se ekipe të emergjencës kanë kryer megjithatë kontrolle në reaktorin bërthamor të prefekturës. Në vitin 2011, një tërmet i fuqishëm prej 9 ballë që u pasua nga një tsunami i fuqishëm shkaktoi incidentin bërthamor në Fukushima.

Të paktën 15 mijë persona mbetën të vrarë dhe katastrofa bërthamore ishte më e rënda që prej asaj të Çernobillit në vitin 1986. Tërmetet janë të zakonshme në Japoni, pasi vendi ndodhet në një nga zonat më sizmike të botës. Në Japoni verifikohen rreth 20 për qind e tërmeteve të të gjithë botës dhe fuqia e tyre zakonisht është 6 ballë e sipër./ABC News Albania 24/7