Ka përfunduar me rezultatin 0 me 1, sfida e kthimit mes Real Betis dhe Manchester United, sfidë që u mbyll me fitoren e “djajve të kuq”, të cilët arritën rezultatin e përgjithshëm 5 me 1 ndaj spanjollëve.
Për të shënuar golin e vetëm të sfidës mendoi anësori i sulmit të “djajve”, Marcus Rashford, i cili pas një krosimi të gjatë nga braziliani Casemiro stopon bukur topin dhe me një goditje potente nga jashtë zonë ndëshkon portierin Silva, duke i dhuruar “djajve” një fitore të vyer në transfertë.
Tashmë, “të kuqtë” e Manchester duhet të presin ditën e nesërme për të zbuluar kundërshtarët e radhës, si dhe rrugëtimin drejt finales, gjatë shortit që do të hidhet në Nyon të Francës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:

