Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 goditi rajonin e Ishujve Kermandets të Zelandës së Re të enjten, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).
#Earthquake confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M6.8 || 1,015 km S of #Nuku‘alofa (#Tonga) || 12 min ago (local time 13:55:58). Follow the thread for the updates? pic.twitter.com/bym9lbh455
— EMSC (@LastQuake) March 16, 2023
Thellësia e tërmetit u vlerësua 10 kilometra, ndërkohë është lëshuar një paralajmërim për cunami.
Zelanda e Re, si dhe rajoni më i gjerë, ndodhet në rajonin shumë sizmik të të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit”, një hark 40,000 km vullkanesh dhe llogoresh oqeanike që mbyll pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor.
/abcnews.al