Lufta kundër krimit e korrupsionit, anëtarësimi në BE dhe migracioni kanë qenë në fokus së bisedës së Kryeministri Edi Rama me ministrin e e brendshëm francez Collomb. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama deklaroi se e informoi ministrin francez me rezultatet e prekshme në luftën kundër krimit e korrupsionit./abcnews.al
Rama foli edhe për migracionin e paligjshëm dhe azilkërkimit.
“Tema e migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Ku kemi punuar dhe do punojmë jo vetëm me masat e marra por edhe për t’ia bërë të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë se rruga e azil kërkimit, jo vetëm që është një rrugë e paligjshme, por edhe një rrugë pa krye, që po kthehet në një kosto indivuduale, familjare e financiare.Vullneti ynë është i plotë dhe procesi i frenimit do të vazhdojë deri në fund. Shqiptarët janë të qartë se kjo është pjesë e rëndësishme e sfidës sonë të madhe të çeljes së negociatave dhe të ndërtimit të një shteti serioz që një orë e më parë duhet të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane”-u shpreh Kryeministri Rama.
Collomb: 20% e refugjatëve në Francë janë shqiptarë
Nga ana e tij ministri i brendshëm francez Gerard Collomb tha se pati një bisedë pozitive sa i takon migracionit të paligjshëm, ndërsa theksoi se 20% e refugjatëve në Francë janë shqiptarë.
Collomb bëri me dije se me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj diskutoi pikërisht për fenomenin e largimit të shqiptarëve nga vendi. Sipas tij, azilkërkuesit në Francë janë kthyer në një problem.
“Sot paradite me ministrin e Brendshëm zhvilluam një takim shumë të gjatë lidhur me azilkërkuesit, sepse ne kemi një problem në vendet ku ne kemi për të pritur azilkërkuesit, 20% e zënë shqiptarët sepse kanë ardhur pa vizë”, u shpreh ministri i Brendshëm i Francës.
Collomb theksoi se ka një bashkëpunim nga autoritetet shqiptare për të frenuar azilkërkuesit e paligjshëm në Francë. Ministri Collomb vlerësoi gjithashtu edhe punën e bërë mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar.
“Po ashtu në luftën kundër rrjeteve kriminale, bashkëpunimi midis vendeve është një bashkëpunim i domosdoshëm dhe në sajë të partneritetit që kemi me vende europiane duhet të jetë i tillë që të arrijmë rezultate. Kemi një përforcim të këtyre marrëdhënieve”,theksoi ministri i Brendshëm i Francës.
Ai premtoi se : “Pas disa muajsh, nuk po e them datën do të vij sërish të rri 7-8 ditë në Shqipëri”./abcnews.al