“Basha duhet të shkojë në KQZ ose në gjykatë”, Minxhozi: PD nuk është gati për zgjedhje

schedule12:04 - 15 Mars, 2023

schedule 12:04 - 15 Mars, 2023

Analisti Skënder Minxhozi, në një intervistë për Abc News, theksoi se Partia Demokratike zyrtare nuk dëshiron që të hyjë në zgjedhje pasi është e vetëdijshme për rezultatin me 14 Maj. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse ata nuk kanë dërguar një dokumentacion të rregullt për regjistrim në KQZ.

Ai thotë se Lulzim Basha duhet të shkojë ose në gjykatë ose në KQZ për t’i dhënë fund këtij ngërçi.

“Nëse PD ka një kryetar me një status të habitshëm dhe të papërcaktuar si ai i Bashës me një dorëheqje televizive dhe jo juridike. Si mund ta lexojë Celibashi këtë status. Basha në një nga dy selitë duhet të shkojë ose në gjykatë ose në parti. Si mundet ta zgjidhë KQZ këtë lloj ambiguiteti.

Kur ti e ke dhënë dorëheqjen pse nuk shkon edhe ta legalizosh dorëheqjen.”, tha Minxhozi duke shtuar se Basha pret që të zgjidhet lëmshi juridik.

“Sherri me Berishën nuk është zgjidhur. Këtu kanë hyrë në mes një palë zgjedhjeje. Ai pret që të zgjidhë lëmshin juridik me Berishën të cilën gjykata nuk po e zgjidh. Në krahun tjetër, edhe Basha dhe Alibeaj, duke qenë se nuk kanë lista gati, duke mos pasur aleatë në opozitë, duke qenë të vetëm, me këtë truk juridik dhe duke mos u paraqitur me dokumente të rregullta, duan të largohen nga zgjedhjet sepse e dinë rezultatin.”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!