Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka takuar dje të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Takimi në ndërtesën e Kryesisë ka filluar rreth osdrës 15:30 dhe Lajçak, siç është lajmëruar, sot dhe nesër do të jetë në Beograd.
Pas bisedës, Kryesia njoftoi se në takim është diskutuar për propozimin evropian, formimin e Bashkimit të Komunave Serbe dhe hapat e tjerë të nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
“Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia është duke punuar me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar për të arritur kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kufizime të përcaktuara qartë”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe.
Vuçiç ritheksoi se formimi i Asociacioint është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë.
Pas takimit, Vuçiç ka bërë të ditur se biseda ka qenë e vështirë dhe kuptimplotë./abcnews.al
View this post on Instagram