Izraeli liron të burgosurin më të moshuar palestinez pas 17 vitesh burg

schedule22:18 - 13 Mars, 2023

schedule 22:18 - 13 Mars, 2023

Izraeli ka liruar të burgosurin më të moshuar palestinez në burgjet izraelite pas 17 vitesh pas hekurave.  83-vjeçari Fuad al-Shubaki u lirua nga burgu Ashkelon në Izarelin qendror dhe u transferua me një ambulancë në pikën e kontrollit Tarqumia, në perëndim të qytetit të Hebronit, ku u prit nga familja e tij.

Në komentet e tij të para pas lirimit të tij, al-Shubaki bëri thirrje për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Sipas shifrave palestineze, të paktën 4.780 palestinezë po mbahen në burgje nga Izraeli, përfshirë 160 fëmijë dhe 29 femra.

Organizata joqeveritare palestineze ‘Shoqëria e të Burgosurve’ tha se al-Shubaki vuan nga sëmundje kronike dhe mbështetej tek shokët e tij të burgosur për të plotësuar nevojat e tij fizike gjatë kohës që ishte në burg.

I lindur në vitin 1940 në Gaza, al-Shubaki ishte një anëtar i lartë i grupit Fatah dhe shoqëronte presidentin e ndjerë palestinez, Yasser Arafat, në shumë nga vizitat e tij të jashtme. Në janar të vitit 2022, Izraeli kapi një ngarkesë armësh në një anije të njohur si ‘Karine A’ në Detin e Kuq, derisa ishte rrugës për palestinezët.

Izraeli fajësoi al-Shubakin për dërgesën e armëve dhe e arrestoi atë në mars të vitit 2006 nga një burg palestinez në qytetin Jericho, ku ai mbahej atje nën rojet e SHBA-së dhe Britanisë që nga viti 2002.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!