Real Madrid “aksion blic” në Dortmund, spanjollët përshpejtojnë bisedimet për Bellingham

schedule14:05 - 13 Mars, 2023

schedule 14:05 - 13 Mars, 2023

Tashmë nuk është më konspiracion, por në fakt Real Madrid ka një interes konkret për shërbimet e Jude Bellingham të Dortmundit.

Një agjen i Real Madrid është në Dortmund për të folur me shoqëruesit e Jude Bellingham. Siç raportohet, përfaqësuesi i “Los Blancos” ka shkuar për të takuar lojtarin dhe për të marrë “po-në” e tij, me qëllim për të fituar konkurrencën me ndonjë klub tjetër të mundshëm.

Pasi të merret aprovimi i mesfushorit anglez, Real Madrid do të fillojë bisedimet me Borussia Dortmund, të cilët kërkojnë nga 100 deri në 140 milionë euro për kartonin e yllit të tyre./h.ll/abcnews.al