400 koshere bletësh janë shpërndarë për 40 bletarë dibranë. Kjo është dhuratë e një programi turk, i cili më herët në këtë rajon ka mbështetur projekte për arsimin, turizmin dhe zhvillimin rural.
Qëllimi i këtij donacioni është nxitja e fermerëve për shtimin e numrit të bletëve pasi në Dibër ato po zhduken për shkak te përdorimit të pakontrolluar të pesticideve. Bletarët kërkojnë nga qeveria kontrolle të rrepta për importin e pesticideve që përdoren nga fermerët./ABC News Albania 24/7