Dashnor Gjuta është një shembull i mire se si mund te ndërtohet jeta në fshat.
Baba i 10 fëmijëve, nuk e ka menduar kurrë të largohet nga fshati Shtiqni i Kukësit.
Gjithë jetën ia ka kushtuar blegtorisë. Në fermën e tij të vogël mbarështon 150 krerë dele, dhe 15 krerë lope e vica.
Kënaqësia që merr nga kjo punë është e madhe.
Dashnori ka vetëm një kërkesë. Të ngrihet në pikë grumbullimi për qumështin.
Por dashnori nuk është mjaftuar vetëm me mbarështimin e bagëtive. Sëfundmi në fermën e tij ka kultivuar edhe dru frutor. Një pjese të s’ka mbjelle me arre…
Puna e palodhur ka dhënë dhe frytet e saj. Fermeri tregon se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga blegtoria./abcnews.al