Finlanda shpreh gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë

schedule12:36 - 11 Mars, 2023

schedule 12:36 - 11 Mars, 2023

Sipas mediave finlandeze, kryeministrja Sanna Marin është e gatshme të diskutojë dërgimin  e avionëve luftarakë në Ukrainë. Marin, e cila vizitoi Kievin më 10 mars, tha se Helsinki planifikon të blejë 64 avionë modernë F-35A për t’i zëvendësuar 62 avionë Hornet,  të cilët, sipas saj, mund t’i dërgojë në Ukrainë, por tha se diskutimet janë në një fazë fillestare.

Për muaj të tërë, Ukraina ka kërkuar avionë modernë luftarakë nga aleatët e saj.

Gjatë bisedimeve në Paris më 8 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje në mënyrë specifike liderëve perëndimorë që të furnizonin me  avionë luftarakë vendin.

Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u shprehëm kundër kësaj kërkese. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.

Gjithashtu, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca nuk e përjashton dërgimin e avionëve nëse plotësohen disa kushte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!