Në kërkim të një mesfushori, Barça nuk ia ndan “sytë” gjermanit të Manchester City

schedule11:58 - 11 Mars, 2023

schedule 11:58 - 11 Mars, 2023

Prej kohësh tashmë te “gjigandët” spanjollë të Barcelona-s po diskutohet afrimi i turk-gjermanit të Manchester City, Ilkay Gundogan.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, 32-vjeçari i Manchester City është aktualisht opsioni më i mundshëm i “katalanasve” për të përforcuar mesfushën pas largimit të veteranit Sergio Busquets, në fund të këtij sezoni.

Një fakt tjetër që ndikon në afrimin e Gundogan është dhe kontrata e tij, e cila skadon me “qytetarët” në fillimin e kësaj vere, gjë që do të ndihmonte klubin, i cili po përballet me probleme të rënda financiare dhe ligjore. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!