Rreziku në anije, kapiteneria e portit të Vlorës operacion për kushtet e sigurisë

schedule17:15 - 31 Korrik, 2019

schedule 17:15 - 31 Korrik, 2019

Përfshirja nga flakët e një mjeti lundrues turistik nga Vlora drejt Sazanit e Karaburunit si edhe rrezikimi i jetës së personave, ka nxitur autoritetet përkatëse për të marrë një sërë masash për  sigurinë e anijeve turistike.

Kapiteneria ka nisur kontrollet e mjeteve ujore për kushtet e tyre. Nëse ato nuk plotësojnë kushtet e sigurisë teknike do të gjobiten dhe do të bllokohen.

Nga ky kontroll deri tani rezulton shumica e anijeve  e kanë certifikatën e regjistrimit detar. Kurse ato që nuk kanë plotësuar kushtet janë bllokuar dhe nuk lejohen me të lundrojnë derisa ti plotësojnë ato.

Gjithashtu një masë tjetër që është marrë është ndalimi i udhëtimit të anijeve  gjatë orëve të mbrëmjes me udhëtar në bord./ABC News Albania 24/7