Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet ruse në Kharkiv, të paktën 5 viktima dhe 30 të plagosur

schedule18:59 - 5 Tetor, 2026

schedule 18:59 - 5 Tetor, 2026

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur nga sulmet me bomba të drejtuara nga Rusia në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur guvernatori rajonal, Oleg Sinegubov, i cili tha se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.

“Numri i të vdekurve nga sulmi me bomba të drejtuara nga Rusia në Kharkiv tani është pesë. Tridhjetë të plagosur po trajtohen në spitale, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike”, deklaroi Sinegubov.



Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se nga sulmi janë dëmtuar banesa dhe depo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!