Analisti Milaim Zeka thotë se shërbimi pro-rus ka ndikim të jashtëzakonshëm në Kosovë.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Zeka u shpreh se në Nish të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën, ka një një bazë shumë të madhe të spiunazhit rus.
Sipas Zekës, baza spiunon NATO-n, KFOR-in dhe të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Ka ndikim shumë të jashtëzakonshëm shërbimi ruso-serb në Kosovë. Në Nish, që është shumë afër kufirit me Kosovën, ekziston një bazë shumë e madhe e spiunazhit rus, një bazë ushtarake. Thonë që është një farë bazë që përdoret për qëllime humanitare, por ajo bazë është bazë ushtarake ruse që e spiunon NATO-n, KFOR-in, spiunon gjithë Ballkanin. Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh në Kosovë, në Bosnje, në Shqipëri dhe në Mal të Zi”, theksoi ai.
/abcnews.al