Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Formacionet zyrtare Manchester United-Real Betis: “Djajtë” të etur për fitore në “Old Trafford”

schedule20:06 - 9 Mars, 2023

schedule 20:06 - 9 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë, në mitikun “Old Trafford”, “djajtë e kuq” të Manchester United do të presin spanjollët e Real Betis, në aktin e parë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League.

Për këtë sfidë tekniku Erik ten Hag ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar spanjolli David de Gea. Para tij në mbrojtje janë vendosur Diogo Dalot, Varane, Martinez dhe Luke Shaw. Më të tërhequr në mesfushë janë 2 brazilianët Casesmiro dhe Fred, ndërsa Antony, Weghorst dhe Bruno Fernandes janë vendosur pas “bomberit” Marcus Rashford, i cili ndodhet i vetëm në majën e sulmit.

Në krahun tjetër tekniku Manuel Pellegrini ka vendosur të përdorë po të njëjtin formacion si “djajtë”. Në portë është vendosur Claudio Bravo e para tij Abner, Luis Felipe, Pezzella dhe Sabaly. Më të tërhequr në mesfushë janë Rodriguez dhe William Carvalho, ndërsa Juanmi, Joaqiun dhe Luiz Henrique janë pozicionuar pas sulmuesit Ayoze Perez. /i.m /abcnews.al 



FORMACIONET ZYRTARE: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!