Deklarata shokuese e ish-marinsit amerikan: Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani ishte gabim

schedule14:58 - 9 Mars, 2023

schedule 14:58 - 9 Mars, 2023

Një ish-marins amerikan i plagosur rëndë në Afganistan e ka përshkruar tërheqjen e trupave ushtarakë në vitin 2021 si një “katastrofë” në dëshminë e tij para Kongresit, shkruan BBC.

Tyler Vargas-Andrews ka folur mes lotësh në seancën e parë dëgjimore e cila do të merret me shqyrtimin e vendimeve të administratës Biden për tërheqjen e trupave.

“Tërheqja ishte një katastrofë, për mendimin tim, dhe kishte një mungesë të pafalshme llogaridhënieje dhe neglizhence.”

Ish-marinasi  dha detaje të periudhës së kaosit dhe papërgatitjes në ditët pasi talebanët morën Kabulin. Të tjerë ish marinas folën gjithashtu  për traumën dhe lëndimin moral pas tërheqjes.

Vargas-Andreës, 25 vjeç, ishte një nga dhjetëra personeli ushtarak të SHBA-së me detyrë në mbrojtjen e aeroportit të Kabulit më 26 gusht 2021, kur dy bombardues vetëvrasës sulmuan turmat e afganëve që përpiqeshin të largoheshin nga talebanët gjatë evakuimit amerikan.

13 ushtarë amerikanë vdiqën në bombardime, bashkë me 170 civilë afganë. Vargas-Andreës dëshmoi se ai dhe një tjetër marins kishin pranuar inteligjencë për bombat para se të ndodhnin dhe se ai kishte parë të dyshuarin në turmë, raporton abcnews.al.

Ai ka thënë se kishte paralajmëruar mbikëqyrësit e tij dhe se kishte kërkuar leje për të vepruar, por nuk e kishte pranuar një të tillë.

“Thjesht dhe qartë, ne u injoruam”, ka thënë ai.

Në një dëshmi emocionale, ai përshkroi hedhjen në ajër gjatë bombardimeve dhe kur hapi sytë dhe pa shokët e tij të vdekur përreth tij. 25 vjeçari u shpreh përgjatë dëshmisë së tij se ende përpara syve të tij shfaqen si vegim fytyrat e të gjithë atyre që nuk mundën ti shpëtonin.

Hetimi i Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve për evakuimin nga Afganistani dëgjoi edhe nga ushtarë të tjerë të cilët folën për shëndetin mendor.

Dëshmia nga shumica e dëshmitarëve e vuri fajin në secilën administratë presidenciale që nga zhvendosja e trupave amerikane në Afganistan, që nga George Bush deri tek presidenti aktual Joe Biden.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!