Sot është një ditë tepër e hidhur për këngëtaren Valbona Memën. Kjo pasi artistja ka humbur motrën e saj, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Valbona përmes një fotoje të postuar në Instastory, në të cilën shfaqet teksa i mban dorën motrës.
“Pusho e qetë motra ime”, ka shkruar këngëtarja përmbi imazh.
Kujtojmë që Mema la menjëherë garën e saj në “Big Brother Vip”, pasi e njoftuan se gjendja shëndetësore e motrës së saj ishte përkeqësuar./abcnews.al