Udhëtarët nga Shqipëria ia marrin këngës në avion, momenti “pushton” rrjetin: Çfarë na thanë stjuardesat

schedule10:14 - 9 Mars, 2023

schedule 10:14 - 9 Mars, 2023

Një video nga një avion i linjës Shqipëri-Gjermani është bërë virale në rrjet. Kjo pasi dy instrumentistë shqiptarë, kanë mbajtur një “aheng” duke argëtuar të gjithë pasagjerët e avionit.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, klarinetisti Telando Feto dhe instrumentisti Pëllumb Meta, kanë ndarë emocionet e atij momenti argëtues, i cili ka pushtuar rrjetin.

Ndër të tjera, dyshja kanë thënë që gjithmonë kanë pasur dëshirë që traditat e vendit tonë t’i përçojnë kudo.

“Ju bë rruga sikur është gjysmë ore, na thonin njerëzit “Durrës-Shijak”. Ne po shkonim në Suedi, por destinacioni i parë ishte Frankfurti. E filluam këtu një herë te aeroporti jonë, nuk rrim dot. A i kemi veglat, a kemi shkuar për qejf. Stjuardesat na panë me instrumenta gjatë hyrjes dhe thanë a mundet të luani. Unë jam i gatshëm të luani. Unë jam i gatshëm vetë, pa më thënë, po aq doja. Edhe i gjithë populli në avion donte.

Nuk e kishim problem që video u bë virale. Me rëndësi është që ne të kënaqemi, të dalim mirë në koncert. Populli ishte vetëm suedez 99%, shumë pak shqiptarë”, u shpreh Meta.

“Për ne me rëndësi është të dërgonim kulturën dhe traditën e vendit tonë atje. Kjo është edhe gjëja më kryesore në këtë pikë. Ne nuk e kemi problem të fluturojmë, ne i kemi mëshuar gjithmonë asaj pjesës së dhënies së një emocioni, të krijojmë ato pjesët që njerëzit të relaksohen”, shtoi Feto./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!