Partia Socialiste po ju jep dorën e fundit kandidatëve të saj të 14 majit. Krysia e mbledhur mëngjesin e kësaj të enjteje, diskutoi mbi kandidatët e rinj në ato bashki kur nuk ka konfirmime. Vendimi i fundit nga kryesia e datës 25 mars. Në daljen të mbledhjes, Rama nuk e shpreh entuzias për rezultatin.
“Fitorja kur ke përballë një kundërshtar të tillë, është minimum. Të hysh në fushë më kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur, janë deri të padenjë për të qenë në fushë nuk është e vështirë të fitosh”
Mohon të ketë pasur gisht në gjyqin ku Berisha humbi vulën.
“Kundërshtarët janë nën nivelin e pritshmërive minimale të publikut shqiptar”
Një mesazh i shkon edhe Metës, i cili mund të preket nga një ligj që PS ka në proces për ndalimin e bashkëpunëtorëve të sigurimit.
“Nuk nisemi nga persona të posacëm kur bëjmë ligje, po për spiunët po, patjetër do marrim masa”
Mesazhi i fundit shkoi për zëvendësin e dikurshëm të tij, Arben Ahmetajn, i cili i kishte kërkuar të bënte kryeministrin dhe jo gjykatësin.
“Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”