Meta: 13 tetori është data e ligjshme e zgjedhjeve

schedule18:20 - 30 Korrik, 2019

schedule 18:20 - 30 Korrik, 2019

Pak më vonë, Presidenti i Republikës në një dalje për mediat, përsëriti thirrjen që palët politike të gjejnë gjuhën e përbashkët për të shkuar drejt zgjedhjeve në 13 tetor, si një mundësi për të ndikuar pozitivisht në integrimin evropian të vendit. Një mesazh në veçanti ia dërgoi opozitës, që të lërë mënjanë pretendimet për zgjedhje të standardeve daneze.

Hyn si Shqiptar i Italisë.

“Po ju njoftoj me punën e bërë për të formalizuar si president në fillim të shtatorit të forumit ‘Unë jam Arbëresh.

Lë pas mesdheun për të folur për brigjet politike të shtetit që drejton. Kryefjalë presidenti Ilir Meta ka merakun e integrimit Shqipërisë.

 “Unë e konsideroj veten një lider lokal dhe jo global dhe nuk marr përsipër të zgjidh kriza globale, por për çështjet e integrimit mos u lodhni të pyesni asnjë ambasador t’u thotë të vërtetën, atë më mirë se te unë, që kam 30 vite që merren dhe nuk e di asnjë më mirë.

Unë nuk kam këtu ti bëj qokë askujt, as opozitës dhe as qeverisë. Jam për interesin kombëtar. Ky është qëllim kombëtar. Pa zgjedhje vendore, të paktën minimumi, me standarde, mos prisni asnjë mrekulli në 18 tetor që të gdhiheni me celje negociatash, prandaj kam apeluar për dialog”.

Prandaj ka vendosur të mos shkojë me pushime jashtë vendit por të presë me durim reflektimin e mazhorancës dhe opozitës për tu bërë bashkë në të vetmen datë zgjedhjesh që ai njeh, 13 tetorin.

Opozitën e këshillon të bëjë një hap pas në kërkesat e saj për standartet e zgjedhjeve. Kush nuk e pranon 13 tetorin ka edhe një alternativë tjetër tregon presidenti Ilir Meta.

Sa i përket rolit të Kryeministrit prej kohësh i ka idetë e qarta, pikëpyetje ngriti mbi shqetësimin e shprehur nga selia e qeverisë ku ju zgjat edhe dora e vetë Edi Ramës për ta ndihmuar në rast nevoje.

Si një konferencë gjithpërfshirëse nuk mungoi edhe reagimi për tërmetin apokaliptik të paralajmëruar nga vendi fqinj në Greqi.

Ndonëse kryeministri e kaloi qetësisht me shpresën se mjafton një dekret presidencial për ta shtyrë edhe katastrofën natyrore, vetë kreu i shtetit ka angazhuar edhe këshilltarët e tij të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm.  /ABC news Albania 24/7