Të paktën një preson ka mbetur i plagosur në Belogord të Rusisë pas rrëzimit të raketave. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit në Telegram, ku ka shkruar se mbrojtja ruse rrëzoi tre raketa mbi rajonin jugor të Belogordit.
“Tre raketa u rrëzuan. Shkalla e dëmit është duke u shqyrtuar. Ka një viktimë, një burrë që ka marrë plagë në krah.
Një ambulancë tashmë ndodhet në vendngjarje. Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.
Autoritetet në Belgorod, i cili kufizohet me rajonin Kharkiv të Ukrainës, kanë raportuar sulme të shumta që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj vitin e kaluar.
Javën e kaluar, rrënojat e tre mjeteve ajrore pa pilot (UAV) u gjetën në Belgorod, njëra prej të cilave u përplas në dritaren e një kompleksi apartamentesh, sipas kryebashkiakut të qytetit.
Nuk raportohet për të lënduar, tha ai.
/abcnews.al


