Balla për Devollin: Askush nuk i merr dot sovranitetin popullit

schedule12:39 - 29 Korrik, 2019

schedule 12:39 - 29 Korrik, 2019

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla komenton përplasjen politike në Devoll duke thënë se Këshilli Bashkiak dhe Kryetari i Bashkisë të sapozgjedhur vijojnë punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, “sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi Lulzim Bashën që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve”.

Balla shton se “30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!