Juventusi nuk e di ende nëse skuadra do të luajë në garat evropiane sezonin e ardhshëm, por në Torino janë gati të vazhdojnë kontratën me Angel Di Maria. Kontrata aktuale me argjentinasin skadon këtë verë.
Sipas burimeve të brendshme, ata do të donin të ndërtonin një ekip të ri në Torino, të përbërë kryesisht nga italianë, por klubi është i vetëdijshëm se kjo është e pamundur në realitetin aktual. Për këtë arsye, bardhezinjtë kanë nevojë për liderë dhe kampionë si Di Maria për t’i dhënë shtysë zhvillimit të lojtarëve të tjerë.
Angel Di Maria ëndërron të kthehet në vendlindjen e tij Rosario Central, por, me shumë mundësi, ai ndjen forcën për të luajtur në një nivel më të lartë. Edhe familja e lojtarit është pro edhe një viti në Torino, pasi janë plotësisht të kënaqur me qytetin. Është i vogël, i qetë, afër maleve, mund të arrish në çdo gjë shumë shpejt, dhe Vlahovic jeton në vendin fqinj, me të cilin familja Di Maria u miqësua. Mendimi i familjes është shumë i rëndësishëm për argjentinasin.
Klubi kohët e fundit njoftoi zgjatjen e Danilos deri në vitin 2025, dhe tani drejtuesit e Juves po kërkojnë rinovimin me argjentinasin. Negociatat do të nisin në të ardhmen e afërt dhe, duke gjykuar nga burimet argjentinase, parakushtet për këtë marrëveshje janë të mira. /G.D abcnews.al/