Paralajmëron Lulzim Basha: Ndjeheni të mbrojtur por nesër…

schedule10:09 - 29 Korrik, 2019

schedule 10:09 - 29 Korrik, 2019

Pas situatës së tensionuar në Bashkinë Devoll, mëngjesin e sotëm ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i PD shkruan se pushteti i paligjshëm po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale. Më tej kreu i PD ka paralajmëruar se pushtetarët do të kenë fatin që meritojnë, duke i etiketuar hajdutë dhe mercenarë.

Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkruan Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!