Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për anijes me flamurin liberian, e cila bllokua me 24 mijë tonë naftë kontrabandë teksa dyshohet se vinte nga Rusia.
Ndërkohë që prokuroria kërkoi arrest në burg, avokatët kanë kërkuar mase sigurie arrest shtepie, që do të thotë kapiteni të qendronte në anije.
“Malli nuk i përkiste as pronarit të anijes dhe as ekuipazhit, por një subjekti tjetër. sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ndalohet importi, jo eksporti dhe në këtë rast nuk ka importuar më. Ka qenë në tentativë tregtare jo e kompletuar nga subjektet private dhe në këtë rast anija duhej të largohej“, tha ndër të tjera avokati Artjon Beqiraj.
“Malli nuk i përkiste as pronarit të anijes dhe as ekuipazhit, por një subjekti tjetër. sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ndalohet importi, jo eksporti dhe në këtë rast nuk ka importuar më. Ka qenë në tentativë tregtare jo e kompletuar nga subjektet private dhe në këtë rast anija duhej të largohej“, tha ndër të tjera avokati.
Kujtojmë që ditën e enjte u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit Drini Pali për sekuestrimin e anijes me flamurin liberian, e cila bllokua me 24 mijë tonë naftë kontrabandë teksa dyshohet se vinte nga Rusia.
Ky urdhër është firmosur me datë 24, ndërsa ekzekutimi është kryer ditën e djeshme për shkak të motit të keq, i cili ka pamundësuar kryerjen e veprimeve. Në lidhje me këtë rast është arrestuar kapiteni i anijes, ndërkohë 24 marinarët janë në anije, e cila është mbajtur nën vëzhgim të rreptë nga forcat e policisë./abcnews.al