Pësoi aneurizëm në tru, ndahet nga jeta aktori i njohur, Tom Sizemore

schedule10:02 - 4 Mars, 2023

schedule 10:02 - 4 Mars, 2023

Aktori Tom Sizemore ka vdekur në moshën 61-vjeçare. Së fundmi, ai është shtruar në spital në Los Angeles, ku familja e tij ka marrë vendimin e vështirë për ta hequr atë nga mbështetja mekanike, siç raporton CNN.

Ishte më 18 shkurt kur aktori, i njohur për publikun e gjerë si rreshter në Saving Private Ryan, filloi të trajtohej pasi pësoi një aneurizëm në tru ndërsa ishte në shtëpi.

“Me pikëllim të madh më duhet të njoftoj se aktori Tom Sizemore, në moshën 61-vjeçare, ka ndërruar jetë i qetë në gjumë në spitalin St Joseph’s Burbank. Në krah të tij ishte vëllai i tij Paul dhe djemtë e tij binjakë Jayden dhe Jagger (17 vjeç)”, vuri në dukje përfaqësuesi i aktorit Charles Lago.

Aktori 61-vjeçar Tom Sizemore ka lindur në Detroit, Michigan. Një nga paraqitjet e tij të para në ekranin e madh ishte në filmin e Oliver Stone “Lindur më katër korrik” në 1989 me Tom Cruise.

Ai ishte shfaqur në shumë filma, disa prej të cilëve u bënë shfaqje të mëdha, si ‘Saving Private Ryan’, ‘Black Hawk Down’, ‘Natural Born Killers’ dhe ‘Heat’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!