Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Jashtëm serb: Nuk kemi eksportuar armë në Rusi apo Ukrainë

schedule08:12 - 4 Mars, 2023

schedule 08:12 - 4 Mars, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi që nga fillimi i luftës në Ukrainë, vendi i tij nuk ka eksportuar apo dhënë licenca për eksport të armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë apo Rusi dhe as në ndonjë vend që e konsideron të diskutueshëm nga pikëpamja ndërkombëtare.

Daçiç tha se është i njohur me këto të dhëna, pasi ministria e drejtuar prej tij merr pjesë në dhënien e lejeve për eksportin e armëve, ndërsa shtoi se është fjala për institucionet ligjore që mund të eksportojnë armë.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes në misionet diplomatike të Serbisë në botë, Daçiç nënvizoi se veprimtaria diplomatike e shtetit ka për qëllim para së gjithash ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe se ky është drejtimi kryesor i aktivitetit të politikës së jashtme.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!