Debati mes LDK dhe LVV për marrëveshjen e Brukselit, Halimi: Ja pikat ku ne nuk biem dakort me Kurtin

schedule16:25 - 3 Mars, 2023

schedule 16:25 - 3 Mars, 2023

 

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosvës, Sibel Halimi ka qenë e ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Ballkan” të gazetares, Linda Karadaku në ABC News, ku komentoi debatin mes LDK-së dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me marrëveshjen e Brukselit.

Halimi tha se ajo ç’ka është më kryesorja është se kryeministri Kurti duhet të jetë me transparent me dokumentin bazë.

Zëdhënësja shton se LDK-ja ka kërkuar që marrëveshja finale të përmbajë edhe njohjen e Kosovës, gjë që do të sillte përfundimisht stabilitet me Serbinë.

Më pas ajo shtoi se pikat e tjera për të cilat LDK nuk është dakord kanë të bëjnë me nenin 7 që lidhet me Zajednicën dhe Asociacionin.

“Ajo që dua theksoj është se mocioni është parashtruar nga LDK për kryeministrin Kurti, që të jetë më transparent me dokumentin bazë.

Kemi kërkuar të jetë më transparent lidhur me planin franko-gjerman dhe në anën tjetër kemi pasur qëndrimin tonë politik se marrëveshja finale që përmban njohjen e ndërsjellë është marrëveshje që do të sjellë stabilitet me Serbinë.

Në anën tjetër jemi të habitur se si është e mundur që një parti kur është në opozitë ka kauza dhe kur vjen në pushtet transformohet.

Jemi të shqetësuar sepse përmbajtja e Brukselit rrëzon kauzat e LVV dhe trashëgimia e Kosovës mbetet në sirtarë, po ashtu vihet në pikëpyetje statusi i Kosovës.

Çështje si Zajednica apo Asociacioni tanimë janë pranuar. Neni 7 është më shumë se Asociacion, por një vetëqeverisje e serbëve në Kosovë. Është një ndarje mono-etnike, të cilën e kanë kundërshtuar.

LDK ka qenë e shqetësuar për një ndryshim të tillë, por edhe një mos kordimin me aleatët tanë”,  u shpreh Halimi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!