Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Çështja korruptive e Barçës, tifozët e Realit protestojnë duke hedhur kartëmonedha me fytyrën e Laportës

schedule10:12 - 3 Mars, 2023

schedule 10:12 - 3 Mars, 2023

Skandali ka shpërthyer në Spanjë pasi një gjykatë heton Barcelonën për pagesat e dyshimta prej 1.4 milionë eurosh për ish-zëvendëspresidentit e Shoqatës së Gjyqtarëve në periudhën 2016-2018.

Pak para se “El Clasico” të startonte mbrëmjen e djeshme, tifozët e Real Madrid ishin jashtë Bernabeut duke hedhur kartëmonedha me fytyrën e Laportës të stampuar, duke brohoritur “Korrupsion në federatë” dhe gjithashtu “Letra Laporta”.

Situata aktuale e Barcelonës në lidhje me këtë çështje nuk është pritur mirë jo vetëm nga tifozët, por edhe nga klubet e ligës spanjolle të cilat shkruajtën një letër zyrtare drejtuar federatës që kjo çështje të merret seriozisht pasi është një akt krimininal dhe korruptiv./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!