Pas titullit të La Liga, padyshim që “Copa del Rey” apo siç njihet në shqip “Kupa e Mbretit” është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Spanjë dhe këtë sezon një nga gjysmë-finalet e këtij kompeticioni është dhe përballja historike e “el clasisco”-s, mes Real Madrid dhe Barcelona.
Ditën e sotme, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme ndaj Barcelonas, ka folur dhe tekniku i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti, i cili e konsideron Kupën e Mbretit, si një trofe shumë të rëndësishëm, sidomos kur arrin në fazën gjysmë-finale.
“Në fazat e hershme, titullarët zakonisht nuk rreshtohen, por në këtë pikë nuk është kështu. Gara bëhet më e rëndësishme kur arrin në fazën gjysmë-finale”,- është shprehur tekniku Ancelotti. /i.m /abcnews.al