Qeveria serbe i ka kërkuar ndihmë akademikëve për të ofruar një zgjidhje rreth përballjes me Kosovën në sport. Në këtë mënyrë Beogradi synon të gjejë një mënyrë për të bllokuar Prishtinën në përfaqësimin e sportit kosovar në botë.
Sporti. Përballja e Serbisë me problemin e Kosovës. Në këtë fushë Serbia është munduar por nuk ka arritur ta ndaloj kundërshtarët. Dialogu i brendshëm për bisedimet ka formuar grupe debatesh nga ekonomia, politika e shoqëria civile. Qeveria e Serbisë do një përgjigje nga akademikët se cfarë mendojnë për problemin e Kosovës.
Sportistët ndeshen me klubet kosovare më së shumti në hendboll. Të lumtur janë vetëm vaterpollistët që thonë se në Kosovë ende nuk ekziston kombëtarja.
Millorad Krivokapiç, federata e waterpool, Serbi: “Një pyetje e rëndë, mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje politike që sportistët tanë të mos gjobiten dhe të marrim pjesë në Lojërat Olimpike dhe njëkohësisht të mos e njohim kurrë krahinën tonë jugore si shtet. Politika duhet të na japë udhëzime pasi ne jemi dakord që të gjithë të merren me sport, por sportistët të mos e njohin Kosovën.
Bozhidar Gjurkoviç, federata e handball, Serbi: “Që prej kongresit të vitit 2014 në Bellfast, Kosova është e barabartë. Për ne kanë filluar problemet pasi skuadrat tona përballen, edhe pse është marrë një vendim që këto ndeshje të zhvillohen pa simbole dhe pa intonuar himnin”.
Politika pret ta zgjidh problemin e Kosovës të mos ngelet i ngrirë. Por, derisa në Prishtinë është shpallur pavarësia, Beogradi do të gjej një zgjidhje që sporistët e saj të mos viktima të momenteve politike.
Marko Gjuriç, zyra per Kosovën dhe Metohinë, Beograd: “Thirrjes për dialog të presidenti Vucic i janë përgjigjur të gjitha segmentet e shoqërisë. Kjo forcon kapacitetin tonë si popull e si shtet. Duhet të merremi me cështjen e Kosovës dhe Metohisë. Gjithë kjo i jep Serbisë një pozitë më të fuqishme, më të qartë dhe më efektive edhe në bisedime edhe në terren”.
Klubet serbe të Kosovës në ligën e Serbisë duan të garojnë në adresën e vjetër pavarësisht ofertave që u janë bërë./abcnews.al